Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në pjesëmarrjen e saj në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën e diskutimit me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, foli për sigurinë e Evropës, e cila, siç tha, “është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë“, shkruan Osmani në facebook.

