Pas cdo punimi nga ujësjellësi në Podujevë mbesin dëme që rriten me kohën

0

Në shumë lagje të Podujevës, një problem i përsëritur ka filluar të bëhet pjesë e përditshmërisë së qytetarëve: sa herë që ujësjellësi intervenon në rrjet, rrugët çahen, asfalti hiqet, por asnjëherë nuk kthehet në gjendjen e mëparshme.

Në shumë prej lagjeve të Podujevës banorët ankohen se gropat që mbesin pas kryerjes së këtyre punimeve jo vetëm që prishin pamjen por edhe problem vetëm rëndohet sepse nga aty fillon dëmtimi I vazhdueshëm I asaj rruge.

Ligjërisht problemi është i pacartë sepse Komuna nuk ka hartuar një rregullore që përcakton rastin kur ka ndërhyrje nga Ujësjellësi që tereni duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme por ai problem duhet përsëri te planifikohet në buxhetin e intervenimeve infrastrukturore të Komunës.

Njësoj problemin e kemi tek rruga Ahmet Haxhiu në Podujevë.

Kjo shpërfaqë mos kordinimin e nevojshëm të projekteve në mes të Komunës dhe ndërmarrjeve publike sepse ndodh që pak kohë pas një pune të Komunës të intervenohet nga një ndërmarrje tjetër siq është Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës.