Vdes ish-polici i Kosovës nga Mitrovica, Shemsi Mustafa, dy vite më parë u arrestua nga serbët në kufi

0

Është ndarë nga jeta ish-zyrtari policor nga Mitrovica, Shemsi Mustafa, shkruan Mitropol.

Mustafa ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës për një kohë të gjatë. Ai ka shërbyer edhe në veri të vendit.

Mustafa është një nga tre policët që dy vite më parë u arrestua nga forcat serbe në kufi.

I ndjeri ishte një person mjaft i respektuar dhe i dashur nga familja e shoqëria.