Kryetari Bulliqi priti ne takim Shoqatën e Peshkatarëve  Sportivë dhe Rekreativë “Llapi”, fitues të turneut në disiplinën e Krapit

0

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur dje në takim kryetarin e Shoqatës së Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë “Llapi”, Mirsim Topanicën, si dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës, fitues të Kampionatit të Kosovës – Krapiada 2025.

Ky sukses është rezultat i përkushtimit, bashkëpunimit dhe pasionit të jashtëzakonshëm të anëtarëve të shoqatës, Labinot Babatinca, Argjent Abiti dhe Shpend Lahu, të cilët sollën këtë arritje të çmuar për Llapin.

Kryetari Bulliqi i përgëzoi për suksesin dhe u uroi shumë suksese të tjera në aktivitetet e ardhshme sportive e rekreative.