Gjysmësezoni ka përfunduar në mënyrë fantastike për gjeneratën e artë U13 të Akademisë së Futbollit Llapi, e cila ka lënë pas një bilanc mbresëlënës falë paraqitjeve dominuese në kampionat.
Të udhëhequr nga trajneri Agim Musa, të rinjtë llapjanë zhvilluan futboll atraktiv dhe treguan rritje të vazhdueshme, duke dëshmuar potencial të madh për të ardhmen.
Pas 13 xhirove, statistikat flasin vetë:
• 12 fitore
• 1 barazim
Klubi u uron futbollistëve të rinj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre drejt majave të futbollit.

