Aktori i njohur shqiptar, Osman Azemi në një video të postuar në Facebook, u shfaq duke ecur për herë të parë pas 159 ditësh, duke treguar emocionet e forta të rikthimit.
“159 ditë mall për me ec”, shkroi Osman Azemi.
Në prill të këtij viti në zonën e Graçanicës, vetura me të cilën po udhëtonte Azemi, humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal anësor.
Pas disa muajsh trajtimi intensiv aktori është rikthyer dhe ka marrë mbeshtetje të madhe nga fansat duke i uruar dhe duke kërkuar që sa më shpejt ti kthehet aktrimit.

