Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Podujevë, ku është goditur një lokal që dyshohej se shërbente për zhvillimin e bixhozit të paligjshëm.
Ngjarja ka ndodhur më 30 shtator, rreth orës 21:20, kur policia në konsultim me prokurorin e rastit dhe me pëlqimin e pronarit ka kontrolluar lokalin. Gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar pajisje që shërbenin për këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Në pranga kanë përfunduar dy persona – pronari dhe punëtori i lokalit. Ata janë identifikuar si D.A dhe A.L,. Të dy, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje,raporton sinjali.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar./sinjali/

