Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për vjedhje.
Puna e hetuesve policor është finalizuar me arrestimin e të dyshuarve:
• B.J. mashkull, 56 vjeç, shtetas i Kosovës,
• M.C. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Kosovës.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë.

