Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale organizim te skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

0

Në orët  e pasdites së datës  24 shtator 2025, policia në Vushtrri, kanë arrestuar tre  persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin  veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë  kontrollit,  në  cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) telefona,  një  shumë  e  parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.

Ndërsa pas intervistimit me aktvendimit  të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëme