Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh

0

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar përmes një postimi publik se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar Fatmir Shehollin, me dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh,” shkroi Sveçla.

Ministri kërkoi trajtim serioz institucional për këtë rast, duke e cilësuar si një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,” u shpreh ai.