Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda

0

Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur arrestimin e një personi të dyshuar për së paku 8 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në Prishtinë.

Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:

B.C, mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.