Arsenali ka lënë mbrapa humbjen nga Liverpoli dhe është kthyer te fitorja duke mposhtur 3 me 0 në shtëpi Nottimgham Forestin.
Në minutën e 32-të Martin Zubimendit shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.
Me fillimin e pjesës së dytë Viktor Gyokeres, shënoi nga afërsia për 2-0.
Golin e fitores 3-0 e shënoi përsëri mesfushori Zubimendi në minutën e (79’), i cili shënoi me kokë për të vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

