Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka riemëruar Avni Fetahun në krye të Drejtorisë së Arsimit.
Fetahu ka përfunduar studimet master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Karriera e tij profesionale përfshin punën si mësimdhënës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, si dhe angazhimet në disa pozita udhëheqëse brenda komunës: drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Podujevës.
Me rastin e riemërimit, kryetari Bulliqi i uroi Fetahut suksese dhe punë të mbarë në detyrat që e presin në mandatin e ri.

