Në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, Komuna e Podujevës ka organizuar disa aktivitete mjedisore për ditën e premte dhe të shtunë.
E premte, 19 shtator
Aktivitetet me nxënës:
• Orë mësimore me tematikë për Ditën Botërore të Pastrimit;
• Pastrimi i hapësirave të brendshme dhe oborreve të shkollave.
Aksion për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Rrugën “Skënderbeu”, afër shkollës “Ibrahim Rugova” (10:00).
E shtunë, 20 shtator (Dita Botërore e Pastrimit)
Në bashkëpunim me kompanitë vullnetare, prej orës 10:00 do të nisë largimi i deponisë ilegale të mbeturinave inerte në fshatin Sfeçël;
Aktivitet për pastrimin e hapësirave përreth Liqenit të Batllavës (vendi “Te Plepat” në Orllan, ora 11:00). Pjesëmarrës në këtë aktivitet: kompanitë e pastrimit, OJQ-të, nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të paraleleve në Orllan dhe qytetarët vullnetarë.
Ftojmë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti dhe të japin kontributin e tyre për një Podujevë më të pastër dhe më të shëndetshme.

