Gjatë muajit shtator, Dogana e Kosovës, ka ndaluar në katër raste të ndara tentativa për import të mallrave të falsifikuara.
Në kuadër të këtyre kontrolleve janë ndaluar:
• 300 jelek dimëror me logon Moncler
• 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dhe Miu Miu
• 5,180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn
• 225 veshje tekstili me markën Stone Island
Këto ndërhyrje janë rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e dyshuara si pirate të depërtojnë në tregun e vendit, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.



