Një kërcënim për bombë i ka shkuar drejtoreshës së një shkolle në Fushë Kosovë sot gjatë ditës.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka bërë evakuimin edhe të dy objekteve afër,shkruan kallxo.com
15:52 – Emaili kërcënues për bombë në Fushë Kosovë, zjarrfikësit arrijnë në vendin e ngjarjes
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ën vendin e ngjarjes në afërsi të një shkollë në Fushë Kosovë, ku u pranua një kërcënim për bombë pasditen e së mërkurës
Policia e Kosovës ka evakuuar banorët dhe punëtorët e disa prej lokaleve në afërsi të vendit ku është raportuar për një shërthim të mundshëm në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës rreth orës 14:30 ka pranuar një informatë për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.

