Komuna e Podujevës ka shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për tre pozita të infermierëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Pas testit dhe intervistës, komisioni vlerësues ka përzgjedhur kandidatët me më së shumti pikë:
1. Evgenie Haxhiu – 96.3 pikë 2. Nitë Mahmuti Kastrati – 95.9 pikë 3. Albanë Rekaliu – 95.8 pikë
Tre infermieret e reja do t’i bashkohen stafit të QKMF-së, duke forcuar shërbimet shëndetësore për qytetarët e Podujevës.


