Ka nisur periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2025, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të aplikojnë për t’u regjistruar për votim nga diaspora.
Sipas KQZ-së, aplikimi mund të bëhet në dy mënyra:
– Online, përmes platformës zyrtare të dedikuar për votuesit jashtë Kosovës: diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter
– Përmes postës, duke dërguar aplikimin në adresën:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi përmes Postës
Posta 6, Kutia Postare 351
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
KQZ ka publikuar edhe udhëzues të detajuar për procedurën e aplikimit përmes postës, të cilin qytetarët mund ta gjejnë në faqen zyrtare të institucionit. Për informacione shtesë, qytetarët jashtë vendit mund të kontaktojnë edhe përmes adresës elektronike [email protected], si dhe në WhatsApp dhe Viber në numrin +383 46 61 00 61.
Institucioni ka njoftuar gjithashtu se në faqen e tij në Facebook publikon rregullisht informacione dhe udhëzime lidhur me procesin e regjistrimit dhe votimit nga diaspora.

