Kërkesë për bashkëpunim– identifikim i personit të dyshuar

0

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].