KF Llapi ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Ferataj dhe klubin FC Prishtina, pas ndarjes nga jeta të Dren Ferataj.
Në telegramin e ngushëllimit, klubi llapjan ka theksuar se Dreni ka lënë gjurmë të çmuara me punën, karakterin dhe përkushtimin e tij si pjesë e stafit të FC Prishtina. “Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen, miqtë dhe gjithë klubin e FC Prishtina”, thuhet ndër të tjera në mesazh.
KF Llapi ka përfunduar ngushëllimin me fjalët: “Ngushëllime të sinqerta. Prehu në paqe, Dren.”

