KF Llapi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e tij, duke prezantuar futbollistin brazilian Francisco Neto. Mesfushori 22-vjeçar i është bashkuar klubit pas një marrëveshjeje të arritur me ekipin Esporte Lemenese, ndërsa ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën nga Podujeva. Neto pritet të sjellë energji, kreativitet dhe cilësi shtesë në repartin e mesfushës, teksa Llapi vazhdon të forcojë ekipin me synime të qarta për sezonet e ardhshme.

