Komuna e Podujevës ka njoftuar se më 26 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 10:00, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, do të mbajë takim publik me qytetarë.
Takimi do të zhvillohet në objektin e ri të Komunës së Podujevës, në katin përdhes, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë realizimi i projekteve dhe aktiviteteve të parapara për vitin 2025.
Gjatë takimit, qytetarët do të kenë mundësi të informohen nga afër për punën dhe aktivitetet e Komunës përgjatë vitit 2025, si dhe të parashtrojnë pyetje, komente dhe sugjerime lidhur me çështje të ndryshme me interes të përgjithshëm. Ky takim synon të forcojë transparencën dhe bashkëpunimin ndërmjet institucionit komunal dhe qytetarëve.


