Komuna e Podujevës publikon rezultatet e testit me shkrim për pozitën “Mësimdhënës i Artit Figurativ”

0

Komuna e Podujevës ka bërë publike rezultatet e testit me shkrim për pozitën “Mësimdhënës për lëndën Art Figurativ”, i mbajtur më 31 tetor 2025 në Sallën e Kuvendit Komunal.

Sipas njoftimit të Komisionit përzgjedhës, dy kandidate kanë kaluar pragun prej 50% të pikëve të përgjithshme dhe janë ftuar në intervistën me gojë. Rezultatet janë si vijon: 1. Saranda Halimi – 79 pikë, ora e intervistës 09:45 2. Shkurte Ejupi – 78 pikë, ora e intervistës 09:50 Intervista me gojë do të zhvillohet më 6 nëntor 2025 (e enjte) në Sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës, sipas orarit të përcaktuar nga komisioni.

Në njoftim po ashtu theksohet se kandidatët që nuk janë të kënaqur me rezultatin ose nuk kanë kaluar testin me shkrim, kanë të drejtë ankese brenda 3 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi.

Komisioni përzgjedhës është udhëhequr nga Blerim Vilasa, kryetar