Komuna e Podujevës publikon rezultatet e testit me shkrim për pozitën “Mësimdhënës i Matematikës”

0

Komuna e Podujevës ka bërë publik rezultatet e testit me shkrim për pozitën “Mësimdhënës për lëndën Matematikë”, i mbajtur më 1 nëntor 2025 në Sallën e Kuvendit Komunal.

Sipas njoftimit të Komisionit përzgjedhës, vetëm një kandidate ka arritur të kalojë pragun e kërkuar prej 50% të pikëve të përgjithshme.

Në listën e publikuar, renditet: 1. Leonora Islami Hajdari – 88 pikë, ora e intervistës 09:40 Intervista me gojë do të zhvillohet më 6 nëntor 2025 (e enjte) në Sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës.

Në njoftim thuhet se kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatin ose nuk kanë kaluar testin me shkrim, kanë të drejtë ankese brenda 3 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi.

Procesi është mbikëqyrur nga Komisioni përzgjedhës, i kryesuar nga Blerim Vilasa