Lideri i VV’së, Albin Kurti ka deklaruar se asnjëra parti nuk ka pranuar që të bashkëpunojë më atë, raporton Periskopi.
Ai u shpreh se LDK pavarësisht dy ftesave nuk ka pranuar, ndërsa NISMA nuk ka pranuar me Kurtin në udhëheqje.
“Kuvendi nuk arriti të zgjedh qeveri të re, përkundër tentimeve te disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë. Përpjekjet për ndërtimin e një shumice nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam”
“LDK refuzon kategorikisht një Qeveri të udhëhequr nga unë, kurse NISMA nuk deshi të jetë në një qeveri që e udhëheqi unë”, deklaroi ai ndër të tjera.

