Lirie Hoti emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës

0

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Lirie Hotin drejtoreshë të re të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Hoti mban titullin Master nga Fakulteti Juridik dhe ka përfunduar studimet bachelor në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Ajo ka kaluar me sukses edhe provimin e Jurisprudencës. Përvoja e saj profesionale përfshin punën si sekretare në The British School of Kosova dhe si asistente në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.

Gjatë mandatit të kaluar, Hoti ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa tani do të marrë përgjegjësitë në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në komunë.

Me rastin e emërimit, kryetari Bulliqi i uroi drejtoreshës së re suksese dhe punë të mbarë në detyrën e saj.