Një ndeshje e zjarrtë pritet këtë të mërkurë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do të përballet me Prishtinën, skuadrën që aktualisht mban vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës.
Klubi nga Podujeva ka njoftuar se hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas, me qëllim që të krijohet një atmosferë sa më e fuqishme në mbështetje të skuadrës llapjane.
Ndeshja zhvillohet më 29 tetor 2025, nga ora 13:00, dhe pritet të sjellë emocione të forta, pasi Llapi do të kërkojë të rikthehet në formë dhe të ndalë serinë pozitive të kryeqytetasve.
Tifozët “Legjendat” kanë paralajmëruar mbështetje të madhe në tribuna, duke premtuar spektakël në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

