KF Llapi ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet miqësore gjatë fazës përgatitore në Antalya. Bardhekaltrit do të përballen me katër ekipe ndërkombëtare: Montana nga Bullgaria 🇧🇬, Oleksandriya dhe Kudrivka nga Ukraina 🇺🇦, si dhe Kaysar nga Kazakistani 🇰🇿.
Këto përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën fizike dhe taktike të skuadrës, si dhe për të përgatitur ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidat zyrtare që e presin.

