Ndërpritet procedura e rekrutimit për pozitën Inspektor i Ndërtimit në Podujevë – Konkursi do të rishpallet

0

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore ka njoftuar se procedura e rekrutimit për pozitën Inspektor i Ndërtimit – Grupi i inxhinierisë së ndërtimit, të shpallur në konkursin me nr. RN00018890 më 22 tetor 2025, është ndërprerë. Vendimi është marrë pas fazës së verifikimit paraprak të aplikacioneve, ku është konstatuar se kandidatët nuk i kanë plotësuar kriteret e përgjithshme formale të kërkuara nga konkursi.

Sipas njoftimit zyrtar, konkursi për këtë pozitë do të rishpallet brenda afateve ligjore, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik dhe Rregulloren Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil.

Këshillë juridike: Kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit kanë të drejtë ankese në KPMShCK brenda 30 ditëve.