Në munges të ndihmës nga Komuna e Podujevës, fshati Brainë kërkon ndihmë nga qytetarët për pastrimin e rrugës Orllanë-Brainë

0

Kërkojmë Ndihmë dhe pjesmarrje në – Aksionin e Madh në Fshatin Brainë

Të dashur bashkëfshatarë të Brainës,

si dhe të gjithë ata që dikur kanë jetuar këtu apo ndihen ende të lidhur me vendlindjen:

Rruga nga Orllane deri në Brainë është bërë shumë e rrezikshme – është mbuluar me degë, ferra dhe pemë, veçanërisht në kthesa, ku nuk shihet mirë dhe makinat dëmtohen.

Komuna nuk ka reaguar, prandaj na duhet ndihma e secilit prej jush!

 E diel, 26 tetor 2025

 Ora: 09:00

Vendi i takimit: Te shkolla e Brainës

Do të organizojmë një aksion të madh pastrimi dhe rregullimi:

Pastrim i rrugës në të dy anët (rreth 6 km)

Pastrim i kanaleve anës rrugës për ujërat e shiut

Heqje e ferrave, shkurreve dhe degëve që pengojnë qarkullimin

Rregullim për shumë vite përpara

 I lusim të gjithë pronarët që kanë tokë ose oborre përgjatë rrugës ti pastrojn pjest e veta ose të na lejojnë të presim degët, pemët dhe pengesat, madje edhe të punojmë me traktor dhe eskavator aty ku është e nevojshme.

Ky është një aksion për sigurinë, pastërtinë dhe bashkimin e fshatit tonë.

Çdo dorë ndihmon – kushdo që mundet, le të vijë!

Të tregojmë që Brainë bashkohet dhe vepron bashkë!, shkruanë në facebook Fshati Brainë