Në sheshin “ 4 Dëshmorët ” u mbajtë Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETJE”.Karvani realizohet nga AQH, me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të implementuar nga KOPF.Ky aktivitet nga afër përcillet edhe nga Drejtoresha e DSHMS-së znj.Adelina Stublla.
Me këtë rast, vullnetarët e angazhuar nga AQH u kanë ofruar qytetarëve të shumtë të rastit dhe atyre të informuar më parë informata mjaft të rëndësishme për shëndetin, si: aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria. Ndërsa në njërën nga tendat janë ofruar këshilla dhe shërbime profesionale nga profesionistët shëndetësorë të QKMF-së Podujevë.
Interesimi i qytetarëve për këtë fushatë ishte i mirë ku mbi 200 qytetarë vizituan dhe përfituan shërbime për shëndetin.






