Në Urgjencën e qytetit të Podujevës u organizua aksioni për dhurim të gjakut

0

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut bashkë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë organizuan një aksion për dhurim vullnetar të gjakut.

Përmbushja e kërkesave për gjak ishte qëllimi i këtij aksioni që u organizua në Urgjencën e re të qytetit.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i falënderoi qytetarët të cilët iu përgjigjen pozitivisht kësaj ftese.

“Ky është një shembull i mirë i humanizmit të qytetarëve. Dhurimi i gjakut nga ata që gëzojnë shëndet të mirë, mund të bëhet shkak t’ua shpëtojë jetën atyre që janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës”, tha Bulliqi.