Komuna e Podujevës njofton se nesër (e enjte, më 13 nëntor), nga ora 11:00, në Parkun “Manchester” në Podujevë, do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e fushës së tenisit.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit do të marrin pjesë: Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ky projekt është në vlerë mbi 170 mijë euro dhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës sportive në komunën tonë dhe krijimin e hapësirave të reja për sportistët dhe të rinjtë e Podujevës.
Ftojmë qytetarët të marrin pjesë!

