Nesër në Prishtinë protestë për lirimin e Arbnor Spahiut, ish-policit të ndaluar në Serbi

0

Të martën, më 30 shtator, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet një protestë paqësore në mbështetje të Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Serbi tash e katër muaj.

Protesta, e cila organizohet nga familja Spahiu, ka për qëllim të sensibilizojë opinionin publik dhe të bëjë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të reaguar ndaj asaj që familjarët e quajnë një padrejtësi flagrante.

“Kjo protestë është një thirrje kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj,” thuhet në njoftimin për media.

Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Horgoshit, ndërsa po udhëtonte nga Austria për në Kosovë me familjen e tij. Ai u shoqërua më pas në qendrën e ndalimit në Kanjizë.