Nga nesër rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë

0

Qeveria në detyrë ka miratuar rritjen e pensioneve dhe shtesat për fëmijë duke filluar nga muaji nëntor.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se e gjithë vlera e përgjithshme për pensionet do të jetë mbi 11 milionë euro.

“Kjo parasheh vlerën e pensioneve nga 120 në 150 euro, skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 vjeç, pensioni familjarë dhe pensioni invalidor i punës. Kosto e përgjithshme është 11.47 milionë euro”.

Kurse, për shtesat për fëmija Murati njoftoi se rritja do jetë për 50%.

“Shtesa që ishte 20 euro bëhet 30 euro e shtesa që ishte 30 bëhet 45 euro”.