Njësia e Trafikut të Kryeqytetit po zhvillon kontrolle për autobusët që nuk zbatojnë rregullat

0

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, është duke zhvilluar kontrolle dhe duke ndërmarrë masa ndaj autobusëve, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara.

Qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve.