Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të mërkurën, më 24 dhjetor, organizon një sërë aktivitetesh për shënimin e Betejës së Llapashticës.
Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari:
- 11:00 – 14:00 Aksion për dhurimin e gjakut në Restaurant “Artela”
- 11:30 Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Penuhë
- 12:00 Homazhe dhe manifestimi qendror pranë memorialit përkujtimor te “Tabet e Llapashticës”
Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në këto aktivitete përkujtimore.
Jeni të mirëseardhur!

