Njoftim për kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë preliminare për testin me shkrim për pozitën Gjuhë Gjermane

0

Komisioni përzgjedhës njofton se, pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të kandidatëve sipas kushteve të konkursit Nr. 13-111/01-0004521/26, të datës 20.01.2026, është përpiluar lista e ngushtë preliminare e kandidatëve.

Kandidatët e përfshirë në këtë listë ftohen që më datë 04.02.2026 (e mërkurë), sipas orarit të përcaktuar, të paraqiten në Sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës për t’iu nënshtruar testit me shkrim. Me vete duhet të kenë letrën e njoftimit dhe një laps kimik.

Ndërkaq, kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë ankese brenda 3 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, në zyrat e DKA-së.