Njoftim për kandidatët për pozitën e mësimdhënësit të Sociologjisë në Podujevë

0

Komisioni përzgjedhës njofton kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e mësimdhënësit të lëndës “Sociologji” në Komunën e Podujevës se pas verifikimit të dokumenteve është përpiluar lista e ngushtë e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të posaçme të konkursit me nr. prot. 05-111/01-0074347/25.

Kandidatët e përzgjedhur janë ftuar të marrin pjesë në fazën e radhës së konkurrimit – testin me shkrim, i cili do të zhvillohet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës. Kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe një laps kimik.

Këshillë juridike: Kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë ankese brenda tre ditëve nga publikimi i këtij njoftimi në zyrat e DKA-së.

Data e mbajtjes së testit: 27.11.2025, ora 10:30