Me rastin e 27-vjetorit të rënies për liri të Heroit të Kombit Hyzri Talla, së bashku me bashkëluftëtarët Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, më 2 dhjetor (e martë), do të organizohen aktivitetet përkujtimore në nderim të veprës së tyre heroike.
Programi i aktiviteteve:
- Ora 11:00 – Homazhe në vendin e rënies në Bregun e Diellit.
- Ora 12:30 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Penuhë, pranë varreve të Hyzri Tallës dhe Afrim Maliqit.
Më pas, homazhet do të vazhdojnë tek varri i Ilir Durmishit në Shajkovc.
Këto aktivitete synojnë të nderojnë sakrificën dhe kontributin e tyre të pashlyeshëm për lirinë e vendit.
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit!

