Nxënësit e IAAP “Fan S. Noli” në Podujevë pranohen në KEDS Academy

0

Nxënësit e drejtimit Energjetikë dhe Instalues elektrik nga IAAP “Fan S. Noli” kanë shënuar një sukses të rëndësishëm profesional, duke u pranuar në KEDS Academy, program trajnimi që përgatit kuadro të kualifikuara për sektorin e energjisë.

Sipas njoftimit, të gjithë nxënësit e përfshirë në këtë program, pas përfundimit me sukses të KEDS Academy, do të përfitojnë kontrata pune në kompanitë KEDS dhe KESCO, duke siguruar kështu punësim të drejtpërdrejtë në profesionin e tyre.

Drejtoria e shkollës ka përgëzuar nxënësit për angazhimin dhe rezultatet e arritura, duke theksuar se ky sukses është dëshmi e cilësisë së mësimdhënies dhe përkushtimit të vazhdueshëm të nxënësve dhe stafit arsimor.

Njëherësh, drejtoria u ka uruar nxënësve shumë suksese dhe punë të mbarë në rrugëtimin e tyre profesional, duke i inkurajuar që të vazhdojnë të kontribuojnë me dije dhe përgjegjësi në sektorin energjetik të vendit.