Parandalohet kontrabanda me telefona dhe të holla të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

0

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka identifikuar dy raste të ndara të tentimeve për kontrabandë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

·Më 20.09.2025, dy pasagjerë nga Zvicra (Zyrih), njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbisë, janë ndaluar pas kalimit të kontrollit të pasaportave.

Gjatë kontrollit në trupin e tyre janë gjetur të fshehur 10 telefona iPhone 17. Telefonat nuk ishin deklaruar dhe vlera e tyre në treg sillet rreth 10.000 – 11.000 euro.

Pasagjerët janë proceduar më tej nga autoritetet doganore dhe rasti është në trajtim sipas procedurave ligjore në fuqi.

· Po të njëjtën ditë, një pasagjer nga Bazeli është ndaluar në kontroll pas informatës së pranuar.

Gjatë kontrollit në valixhe janë gjetur tre zarfe me gjithsej 36.450 euro të padeklaruara.

Pasagjeri është shtetas i Kosovës dhe nuk kishte përmbushur detyrimin për deklarim të shumës.

Të hollat janë numëruar në prani të policisë dhe doganës në hapësirat zyrtare.

Rasti është proceduar më tej nga autoritetet doganore.