Përfundon aktiviteti dyditor për MISP në Podujevë

0

Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me institucione lokale, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, ka përmbyllur me sukses aktivitetin dyditor për MISP (Paketa Standarde e Shërbimeve Jetësore), i cili synon mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në kohë krizash dhe emergjencash.

Më 18 dhjetor u mbajt konferenca planifikuese MISP, ndërsa më 19 dhjetor u zhvillua ushtrimi fushor MISP, ku u praktikua zbatimi i kësaj pakete në situata emergjente. Aktivitetet kishin për qëllim forcimin e koordinimit dhe komunikimit ndërinstitucional, si dhe ofrimin efikas të shërbimeve fillestare në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues gjatë krizave dhe fatkeqësive.

Në këto aktivitete morën pjesë zyrtarë të Komunës së Podujevës, përfaqësues të Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega Podujevë, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, të Brigadës së Zjarrfikësve, si dhe përfaqësues nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë.

Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit MISP të Kryqit të Kuq të Kosovës, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e UNFPA Kosova, duke kontribuar në rritjen e gatishmërisë institucionale për menaxhimin e emergjencave shëndetësore.