Personi i zhdukur BEQIR (Shaqir) MALOKU , Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion të lajmërojë Policinë e Kosovës

0

Kërkesë për bashkëpunim,

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

-BEQIR (Shaqir) MALOKU  i lindur me 23.02.1957  në fshatin Staradran-Istog.

-PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

-192 dhe 080019999 (pa pagesë)

-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

-E-mail adresa: [email protected]