Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takohet takohet në New York me Kallasin, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

0

Osmani këtë kërkesë e bëri gjatë takimit me Kallasin në New York nën margjinat e takimeve në Javën e Lartë të Asamblesë të Kombeve të Bashkuara. Osmani ka bërë të ditur se me Kallasin diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim.

Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë.“ shkruan Osmani në rrjetin social facebook.