Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takur në New York Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
“Në New York pata kënaqësinë të takohem me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike“ shkruan Osmani në facebook.

