Sot , e enjte, 11 dhjetor, do të vihet gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe instalimin e ndriçimit modern në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, që shërben si shtëpia e KF Llapit.
Në ceremoninë zyrtare pritet të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës sportive në këtë qytet, duke synuar përmirësimin e kushteve për lojtarët, tifozët dhe zhvillimin e ndeshjeve zyrtare në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

