Këngëtari nga Podujeva, Rinor Llugaliu, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “E ndaluar”. Kënga vjen e shoqëruar me videoklip profesional, i realizuar nga Dream Films.
Muzika dhe produksioni janë punuar nga Ardian Kastrati, i cili ka nënshkruar edhe për beat-in e këngës, ndërsa tekstin e ka shkruar Kreshnik Avdiu. Projekti është publikuar nën kujdesin e Fole Publishing.
Kënga tashmë është e disponueshme në platformat muzikore si Spotify dhe iTunes, ndërsa videoklipi mund të shihet në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.
Rinor Llugaliu, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe energjinë në interpretim, pritet që me këtë projekt të fitojë edhe më shumë vëmendje në skenën muzikore shqiptare.

