Sot në Podujevë mbahet vrapimi i gjeneratës së Pavarësisë (2008)

0

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë me aktivitetin tradicional, vrapimin e gjeneratës së Pavarësisë së Kosovës.

Të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2008, do të vrapojnë sot (e premte) në sheshet ose vendet tjera të caktuara nga komunat, të cilat i janë bashkuar projektit këtë vit.

Qëllimi i projektit të nisur në vitin 2012, atëbotë me 4-vjeçarët, është që të lindurit në vitin 2008, të jeni pjesë e një rruge të përbashkët që nga fëmijëria e deri në moshë madhore, duke e mbajtur gjallë kujtimin dhe krenarinë për vitin e shtetformimit.

Vrapimi i sotëm, që shënon edicionin e 11-të mbahet në komunat e Prishtinës, Podujevës, Gjakovës, Istogut, Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa Dragashi e organizon javën tjetër.

Aktiviteti nis në ora 11:00.