Podujeva do të shndërrohet në një skenë plot ngjyra dhe adrenalinë këtë të shtunë, më 27 dhjetor 2025. Duke filluar nga ora 11:00, në Sheshin e Dëshmorëve do të mbahet aktiviteti argëtues “Superheronjtë në Podujevë”, i dedikuar veçanërisht fëmijëve.
Ekipi i Superheronjve, në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina, do të realizojë lëshime alpine nga objektet përreth sheshit, duke sjellë një spektakël unik dhe emocionues për publikun. Fëmijët do të kenë mundësinë të takojnë nga afër superheronjtë e tyre të preferuar, të fotografohen me ta dhe të përjetojnë momente të paharrueshme.
Gjatë aktivitetit do të shpërndahen edhe dhurata për fëmijët, duke e bërë ngjarjen edhe më të veçantë dhe festive. Ky organizim realizohet nga Klubi Alpin Prishtina në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, me qëllim krijimin e aktiviteteve argëtuese dhe edukative për më të vegjlit.
Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë e kësaj atmosfere festive që sjell buzëqeshje dhe gëzim në zemër të qytetit.

